RTK Live (Kosovo)


Propozim martese në Hënë për 125 milionë euro.


Propozimet për martesë janë nga më të ndryshmet, dhe secili prej jush ka dëgjuar “çmenduri” të djemve apo vajzave për partnerët e tyre.


Agjencia “ApoteoSurprise” do të vendosë nga viti 2022 mundësinë e propozimit për fejesë mbi Hënë, e cila do të kushtojë 125 milionë euro.


Në deklaratënn e agjencisë thuhet se, çdo person që është i dashuruar dhe i pasur, duhet të rezervojë komplet organizimin e shërbimit.


Por, para kësaj, duhet të kalojë trajnimin fizik dhe teknik në kohë zgjatje prej 12 javësh.