top of page

NOA (Albanie)


Propozimi i çmendur për fejesë mbi Hënë, për 125 milionë euro.

Propozimet për martesë janë nga më të ndryshmet, dhe secili prej jush ka dëgjuar “çmenduri” të djemve apo vajzave për partnerët e tyre.

Por ndoshta do të ndryshoni mendje se sat ë veçanta kanë qenë këto propozime kur të mësoni një fakt interesant.

Agjencia “ApoteoSurprise” do të vendosë nga viti 2022 mundësinë e propozimit për fejesë mbi Hënë, e cila do të kushtojë 125 milionë euro.

Në kumtesën e agjencisë thuhet se, çdo person që është i dashuruar dhe i pasur, duhet të rezervojë komplet organizimin e shërbimit.

Por, para kësaj, duhet të kalojë trajnimin fizik dhe teknik në kohë zgjatje prej 12 javësh.


bottom of page