Më 14 shkurt vjen propozimi i parë hapësinor për martesë.
Zgjedhja e vendit ku t'i kërkoni dorën partneres është gjithmonë një dilemë e madhe. Por një propozim origjinal duket ai i menduar nga Sebastiani, një restaurator parizien që ka zgjedhur hapësirën për t'i deklaruar dëshirën e kurorëzimit të dashurës së tij. Kështu, më 14 shkurt do të vijë edhe propozimi i parë hapësinor për martesë.
Me pak fjalë do të jetë një Shën Valentin i veçantë për vajzën fatlume, pasi kundrejt 4900 eurove, i dashuri i saj do të bëjë të mundur fluturimin në stratosferë të një fotoje, ku ai shfaqet me gruan e ardhshme dhe që shoqërohet nga mesazhi: "Vansesa, të dua! Dëshiron të martohesh me mua!".
Këtë shërbim e ofron një kompani franceze, si ApoteoSurprise, e specializuar në propozimet spektakolare për martesë. Po ku konsiston ky propozim i pazakontë? Pikërisht, foto dhe mesazhi do të fiksohen në një sferë-sondë, që do të lëshohet në qiell nga ekspertët hapësinor, bashkë me një videokamera, që do të filmojë mesazhin në fluturim deri në stratosferë dhe panoramën tokësore gjatë udhëtimit.
Me të mbërritur në destinacion, sfera do të shpërthejë dhe një parashutë do të rikthejë në tokë videokameran. regjistrimi do të merret dhe do të montohet një DVD, falë imazheve spektakolare të regjistruara. Ky mesazh dashurie i dërguar mes yjeve, duhet të mjaftojë për të bindur Vanessan në lidhje me ndjenjat e Sebastianit të saj!
