Propozim për martesë tashmë edhe në Hënë, mahnitëse.
Duke filluar nga viti 2022, do të keni mundësinë për t’i propozuar për martesë dashurisë së jetës suaj, ndërsa fluturoni mbi sipërfaqen e Hënës në tingujt e “Fluturojnë në Hënë” të Franck Sinatrës.
Fluturimi ndërplanetar njëjavor do të kryhet duke përdorur një anije kozmike dhe dy të dashuruarit do të udhëtojnë vetëm.
Agjencia ApoteoSurprise, një projektues i propozimeve për martesë në Francë, e specializuar në krijimin e propozimeve ekstravagante, prezanton shërbiminin krejtësisht të ri për 145 milionë dollarë.
Udhëtimi në Hënë në emër të dashurisë është gati të bëhet një realitet. Qëllimi përfundimtar i agjencisë me bazë në Paris është që të realizojë propozimin më të çmendur dhe më të paharrueshëm për martesë në 13.8 miliardë vitet e fundit.
